Pyetja e dëshmitarëve për Gërdecin: 2 nuk gjenden, i treti refuzon të dëshmojë

9 Prill 2024 | 11:17

Denis Hajdari, ish-anëtari i komisionit të çmimeve në demontimin e armëve në Gërdec, i thirrur me shoqërim te detyrueshëm nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ishte i vetmi dëshmitar që u paraqit në seancën e kësaj të marte për “Gërdecin”.

Hajdari nuk preferoi të fliste, duke ushtruar të drejtën që i jep ligji, si një person i pandehur edhe në procesin e parë gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit.

Ndërsa dy dëshmitarët e fundit Luan Hoxha dhe Anjola Agolli ish sekretarja e ministrisë së Drejtësisë, e cila sipas prokurorisë ka dërguar fax-in me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën” drejt ministrisë se Mbrojtjes, nuk u gjetën nga policia as në këtë seancë.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e Agollit, ata thanë kjo e fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Por, nga nje verifikim i bërë nga prokurorët e posaçëm në sistemin TIMS, rezultoi se Anjola Agolli ndodhet në Shqipëri.

Prokuroria kërkoi që të lexohen thëniet e saj, por në seancën e radhës pasi të shfrytëzohen mundesitë e tjera për ta gjetur.

Ndërsa për Luan Hoxhën, u vendos të adminostroheshin dëshmitë e dhëna më datë 17.02.2009 si person i pandehur. Ndërkohë nga avokatët e Mediut dhe nga avokati i viktimave u këmbëngul që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.

Por, sipas prokurorit kjo gjë është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktë të vendndodhjes së tij në SHBA.

Prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore, ku ishin ekspertimi teknik i shpërthimit, ekspertimi kontabël i dëmeve dhe ekspertimi ushtarak në lidhje me municionet e demontuara.

Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të percaktonte rolin e ish ministrit të mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë.

Seanca e radhës u la më datë 24 prill ora 09.00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026