Berisha jashtë fushate, Bushati: Mandati i 3-të i Ramës, më i rrezikshëm se i Berishës në 2013-tën
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan në studion e emisionit ‘Shock’ lidhur me mos përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore deri tani.
Ata ndanë mendime të kundërta, ku Haxhiu tha se Berisha do ta dëmtonte fushatën e PD-së, ndërsa Bushati argumentoi të kundërtën.
Haxhiu e quajti “fshehjen” e Berishës si falsitet të Bashës, pasi nuk ishte zgjedhje e tij por e atyre që përkujdesen për mazhin e PD-së që Berisha të mos dalë në fushatë. Haxhiu e cilësoi Berishën si pikën më të dobët të PD-së, duke shtuar se Edi Rama është i vetmi person që mund ta nxjerrë Berishën në fushatë.
“Fshehja e Berishës është një falsitet i fushatës së Lulzim Bashës për arsye se e ka mentor të tij dhe në një farë mënyrë do të dëshironte ta kishte. Mirëpo ata që ja fuqizojnë fushatën me PR, konsiderojnë që Berisha është njeri i gabuar, njeri që i humb votat. Pika më e dobët e Partisë Demokratike është dalja e Berishës në fushatë. Vetëm Rama mund ta bëjë atë që të dalë në fushatë.”
Z. Bushati, nga ana tjetër, ra dakord se vetëm Rama mund ta nxjerrë Berishën në fushatë, duke dhënë si argument faktin që ata janë të ngjashëm, madje Rama paraqet për Bushatin më shumë rrezik se sa paraqiste Berisha përpara se të humbiste në zgjedhjet e 2013-tës.
“Vetëm Edi Rama mund ta nxjerrë Berishën në fushatë se janë tejet të ngjashëm. Fundi i qeverisjeve te të dyve provon se mandati i tretë për Edi Ramën është më i rrezikshëm se sa do ishte një mandat i tretë për Berishën në 2013”, u shpreh Bushati.
Bushati shtoi për Berishën se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për PD, por që rrezikon të marrë nga demokratët më shumë vota se vetë Basha në zgjedhjet e 25 prillit.
“Berisha është prezent në fushatë dhe frika ime është se Berisha më 25 prill do të ketë më shumë vota se Basha nga demokratët”, u shpreh Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur