Fermerja: Qumështi i dhisë me antibiotikë nuk duhet përzier me qumështin tjetër

26 Prill 2024 | 08:39

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.

Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.

Gerta Loku Tushaj, fermere  është shprehur se sot në Shqipëri, fermat e vogla e kanë të vështirë të përpunojnë qumësht.

Tushaj theksoi se e vetmja mënyrë që qytetari të dalloj qumështin kur është i prishur është se kur zihet ai bëhet kos.

Mes tjerash Tushaj theksoi se qumështi i një dhie të sëmurë nuk mund të përzihet me një qumësht tjetër dhe as nuk mund të konsumohet.

“Është shumë e vështirë që fermat e vogla të përpunojnë qumësht, fermat e vogla e përpunojnë vetë qumështin në ambientet e tyre. E vetmja mënyrë që qytetari të dallojë qumështin është se kur e zien ai bëhet si kos, fermentohet. Kjo do të thotë se qumështi është i prishur. Është një rrezik tjetër, kur kafshët trajtohen me antibiotikë apo kafshët janë të sëmura. Kur një kafshë është me anti-biotikë  nuk duhet ta mjelësh atë. Qëndron te morali i fermerit besimi dhe cilësia e qumështit.  Qumështi i një dhie të sëmurë nuk mund të përzihet e as të konsumohet”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026