I quajti të neveritshëm në OKB, Vuçiç u kërkon falje sllovenëve

26 Prill 2024 | 09:40

Presidenti serb u ka kërkuar falje sllovenëve të cilët i quajti “të neveritshëm” pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. Aleksandar Vuçiç deklaroi se në fjalën e tij ai u referohej politikanëve të vendit dhe jo popullit të tij. Ai tha se gjithçka ishte një reagim ndaj politikave anti-serbe.

“Thashë se sllovenët ishin të neveritshëm kur mendova për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Natyrisht ky nuk është fjalori që duhet të përdor, por i referohesha politikanëve të tyre. Popullit slloven i uroj më të mirat. Kam shumë miq dhe familjarë në Slloveni. Kërkoj falje nëse kam ofenduar ndokënd dhe i kërkoj falje të gjithë popullit slloven, por në të njëjtën kohë dua të përsëris se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve të tyre, pasi ata udhëheqin një politikë të neveritshme ndaj Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon thirri për sqarim të ngarkuarin me punë të Serbisë në Lubjanë për shkak të komenteve të Vuçiç. Dy vendet kanë qenë pjesë e Jugosllavisë dhe shpesh herë kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që prej pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026