Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Vokshi: Mbledhja e vazhduar nga PS, e paligjshme
Opozita e konsideron të paligjshme mbledhjen e zhvilluar një ditë me pare me vetëm nga anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë si dhe vendimet e miratuara prej tyre.
Miratimi i planit hetimor një ditë më parë vetëm nga anëtarët e mazhorancës në komisionin hetimor të shëndetësisë është konsideruar nga opozita e paligjshme. Në një konferencë për mediat, kryetarja e komisionit Albana Vokshi deklaroi se mazhoranca nuk ka vullnetin për të vijuar hetimin parlamentar të kontratave të check up dhe sterilizimit.
“Mbledhja e vazhduar nga Partia Socialiste, pas mbylljes, është e paligjshme, është një vetëgjyqësi politike, mafioze. Vendimet që u morën janë të pavlefshme. Opozita do vazhdojë të bëjë transparencë për këto dy afera”, -tha kryetarja e komisionit hetimor të shëndetësisë, Albana Vokshi.
Një ditë më parë, pas 3 orësh debate dhe përplasje anëtarët e mazhorancës dhe opozitës nuk gjetën dakordësinë për të miratuar planin hetimor dhe kërkesat për informacion. Palët ndaheshin tek mënyra sesi do të vijohet puna e këtij komisioni duke bërë që pas disa ndërprerjesh dhe largimit të anëtarëve të Partisë Socialiste, Albana Vokshi të mbyllte mbledhjen dhe të njoftonte mbledhjen e radhës të martën në orën 13.00.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në