Pas shkarkimit të trajneri Osmanit, Vllaznia rikthen së stol teknikun gjerman
Mbrëmjen e së enjtes, Vllaznia largoi nga posti i trajnerit Qatip Osmanin, i cili e drejtoi skuadrën përreth 6 muaj, ndërsa gjatë së premtes është konfirmua zëvendësuesi i tij, e bëhet fjalë për Thomas Brdariç. Ky i fundit është prezantuar me skuadrën, ndërsa kjo gjë është publikuar dhe në rrjetet sociale të skuadrës, e cila e rikthen atë në stol pas 2 vitesh, pasi kujtojmë se e ka drejtuar këtë ekip dhe gjatë viteve 2020-2022. Ende nuk dihen objektivat e vendosura nga drejtuesit, por ajo cka tashmë dihet është se do të udhëheqë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
Shkarkimi i Qatip Osmanit ishte i papritur, për faktin se tekniku kishte bërë mjaft mirë në krye të kësaj skuadre. E mori drejtimi në fund të muajit tetor, ndërsa e nisi rrugëtimin me një barazim, por gjatë qëndrimit në Shkodër, statistikat ishin pozitive, pasi skuadra është ende në garë për titullin. 13 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje bënë që Vllaznia të renditet e dyta në tabelë, por duket se eliminimi nga kupa nga Egnatia ka bërë që drejtuesit të marrin vendimin për largimin e tij.
Largimi i teknikut u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku së bashku me Osmanin është larguar dhe ndihmësi i tij, Bashkim Livoreka.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut