ISIS mund të godasë Shqipërinë dhe Kosovën? Përgjigjet eksperti i sigurisë

26 Prill 2024 | 19:05

Një video-propagandistike, e publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ka përfshire në mesin e 60 flamujve edhe atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë këto vende kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur”.

Një shprehje kjo e cila  ka ngjallur panik për mundësinë e goditjes nga një sulm terrorist. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja sipas te cilave ai ka bërë që të shtohen shqetësimet dhe të paralajmërohet mundësia e rikthimit të kontrolleve kufitare.

Për të folur për këtë ishte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj. Ai tha se vigjilenca nuk duhet të ulet kurrë, por shtoi se nuk beson se Shqipëria apo Kosova do të përballen me sulme të tilla.

“Te ne besoj se nuk do praktikohet, pasi edhe numri i refugjatëve te ne janë brenda pikave të kontrollit, nuk ka refugjatë që lëvizin të pakontrolluar. Ndaj unë besoj se për ne dhe për Kosovën nuk ka ndonjë rrezik të lartë.

Natyrisht duhet mbajtur vigjilenca, organet e rendit dhe të sigurisë duhet të jenë gjatë gjithë kohës vigjilentë, por nuk besoj se do ketë ndonjë sulm. Mos harrojmë, në datë 9 të këtij muaji, ISIS-i kërcënoi Spanjën dhe Anglinë duke thënë se do sulmojë stadiumet, unë besoj se atje do përqendrohen sulmet. Pjesë tjetër është për të treguar që ata janë sërish aktiv”,-tha Dritan Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026