Miqësorë me ambientin/ Danimarkë, si po ndryshon tradita e gurëve të varreve

27 Prill 2024 | 15:29

Në Danimarkë, tradita për të përdorur granit për gurët e varreve ka shkaktuar polemika për shkak të importit të vështirë të materialit nga vende si India dhe Kina, që kontribuon ndjeshëm në emetimet e CO2-shit.

Megjithatë, Nikolaj Tymm Andersen, një gurgdhendës vizionar, vendosi t’i japë jetë një mënyre të re, duke zëvendësuar granitin me një burim vendas: qeramikën.

Ideja inovative e Andersen për gurët prej qeramike, që mund të përpunohen njësoj si tjegullat e çative, kanë fituar famë, duke i dhënë atij çmime të ndryshme evropiane.

Por pavarësisht këtij suksesi, ai synon të reduktojë më tej emetimet e karbonit duke përmirësuar proceset e prodhimit brenda Danimarkës.

Krijimet e tij janë jo vetëm miqësore me klimën, por edhe estetikisht të bukura, të dekoruara në një spektër ngjyrash, duke i dhënë kështu një stil të veçantë varrezave daneze.

Lëvizja drejt varreve me gurë miqësorë ndaj ambientit përkon me synimet për një qëndrueshmëri më afatgjatë të varrezave, ku praktikat tradicionale po ia lënë vendin atyre ambientale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026