“E fsheha kancerin se s’doja kimioterapi!”-Gazetarja Rezarta Reçi flet për sëmundjen

28 Prill 2024 | 17:47

“Kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua atë”, kështu tha gazetarja Rezarta Reçi ndërsa rrëfente se si e përballoi ajo betejën me kancerin.

Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo në një intervistë për “Profil” në Euronews Albania ajo ka rrëfyer se nuk e ka lejuar këtë sëmundje  t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

“Unë kam ecur përpara dhe të gjithë më kanë zili, në kuptimin e mirë të fjalës. Më thoshin si ja dole? Realisht unë nuk zgjodha të jem e goditur, e mora vesh që jam e goditur, arrita ta fsheh, sepse nuk doja kimioterapinë, vazhdojë të mos e dua, por rrethanat familjare më shtynë drejt përzgjedhjes. Ti bindesha.

Nuk kam ndenjur një ditë e shtrirë në krevat. Dilja, dilja vazhdimisht, herë me këmbë e herë pa këmbë, herë me miq e herë pa miq, por nuk u dorëzova. Vetëm kjo ka qenë fuqia ime, të mos dorëzohesha edhe kur nuk ndjehesha mirë dhe thoja nuk kam fuqi të dal deri te “Pazari i ri”, i thoja vetes, “Po ç’do bësh shtirë? Çohu vishu, lyej buzët”, e kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua jetën e të jem pjesë e saj”,-tha Reçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026