Tirana 7 derbi pa fitore, kryeqyteti “vishet” i kuq

29 Prill 2024 | 12:12

Në një atmosferë spektakolare, mes rivalitetit historik dhe nervave, Partizani ka mposhtur Tiranën në derbi, duke veshur kryeqytetin me ngjyrën e kuqe. Skuadra e Orges Shehit triumfoi në shifrat 1-2, duke konsoliduar vendin e tretë, e duke përkeqësuar situatën tek Tirana që aktualisht e sheh veten jashtë final 4. Në Air Albania me mbi 12 mijë të pranishëm, të kuqtë morën 3 pikë me shumë vlerë, ndërsa mbeten edhe 3 javë në dispozicion.

Ndeshja ishte e balancuar deri në minutën e 16, aty ku Maget realizoi një gol të bukur, pas një predhe nga jashtë zone, me topin që u devjiua dhe nga shpina e Hoxhallarit, për të shkuar në rrjetë. Reagimi do të vinte më tej nga Tirana, që riktheu ekuilibrat me Abazajn, pas një gjuajtje të saktë me kokë. Fraksioni i parë u mbyll në barazpeshë, por tensioni ishte i madh gjatë gjithë kohës, me gjyqtarin Eldorjan Hamiti që nuk i kurseu kartonët e verdhë, madje as ata të kuq.

Në minutën e 88-të Tirana mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Jonuzi u ndëshkua me të kuq, ndërsa në fund u akorduan 8 minuta shtesë. Magette ishte në ditën e tij me fat, ku ishte padyshim heroi i të kuqve, pasi në minutën e 93 realizoi dhe golin e fitores, duke ngritur peshë tifozërinë e kuqe, pas një gjuajtje sërish në hyrje të zonës, me topin që u ndal në rrjetën e Kozit.  Në vijim i kuq dhe për Hadrojin, por që nuk shërbeu për asgjë, pasi Partizani fito nderbin e tretë sezonal, duke i marrë 10 pikë Tiranës në 4 ndeshje, me bardheblutë që nuk fitojnë që prej tetorit të vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026