“Arritjet në turizëm s’janë rastësi”, Balluku: U bë punë e jashtëzakonshme

29 Prill 2024 | 12:19

Këtë të hënë po zhvillohet konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, ministrja e energjetikës dhe  infrastrukturës, njëherazi zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e saj se arritjet e Shqipërisë në turizëm, nuk janë rastësore.

Sipas saj ndonëse thuhet se ky zhvillim erdhi sepse erdhi momenti, e vërteta është se “është bërë punë e jashtëzakonshme”. Ajo tha se në këtë vit pritet që të  kalohet numri i parashikuar i turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë.

“Duhet thënë që kemi një fokus të qeverisë në sektorin e turizmit, gjë që kërkon të kemi një bashkëpunim dhe sinergji mes palëve. Unë duke përfaqësuar këtu portofolin e infrastrukturës dhe të energjisë do të thoja se ne do të fillojmë shumë shpejt operimin në qendrën e menaxhimit të trafikut. aty ku parashikohet të akomodohen të gjitha ato struktura që ndërhynë menjëherë duke shkurtuar kështu kohën e ndërhyrjes në territor dhe duke i shërbyer pa dyshim turizmit. Do kemi aty policinë, ARRSH-në, dhe gjithë ato trupa që duhet të marrtin informacion nga terreni.

Duhet thënë se ky sukses nuk ka ardhur ashtu siç mundohen ta shesin. Nuk ka ardhur se i erdhi koha, por se është bërë punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga institucionet, nga bashkitë kudo në vendin tonë dhe është bërë një promovim i vendit nga kryeministri Edi Rama. Ne e dimë shumë mirë se Shqipëria gëzon në arendën ndërkombëtare një vend të veçantë pikërisht nga ajo që kryeministri ynë kë bërë”,-tha Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026