Ukraina pezullon të drejtat e njeriut/ Kievi shfuqizon detyrimet për shkak të ligjit

29 Prill 2024 | 17:06

Kievi zyrtar ka njoftuar zyrtarisht Këshillin e Evropës se Ukraina po pezullon pjesërisht detyrimet që rrjedhin nga Statuti Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Në bazë të ligjit ushtarak në vend, nene të shumta të Kushtetutës janë pezulluar, sikurse lejohet nga neni 15 i statutit evropian për rastet emergjente.

Teksa ligji ushtarak hyri në fuqi në vend ditën që Rusia nisi pushimin në shkallë të gjerë mbi 2 vjet më parë, shumica e kufizimeve lidhen me ligjin e kontestuar të miratuar së fundmi për rekrutimet, që përmban mes të tjerash heqjen e kufizimit të moshës ushtarake.

Ndërsa ligji i ri synon t’i sjellë më shumë fuqi luftarake Ukrainës, që ende vuan nga mungesa e ushtarëve dhe e pajisjeve ushtarake, disa qytete po i zgjidhin këto probleme në mënyrën e tyre. Kështu, në qytetin Rivne, një monument i çmontuar sovjetik do të shitet për skrap për të siguruar fonde për ushtrinë ukrainase. Konkretisht, të ardhurat do të përdoren për të blerë dronë.

Bëhet fjalë për memorialin e fundit sovjetik në qytetin Rivne, që çmontohet në kuadër të ligjit të zhbërjes së mitit të komunizmit. Por pjesa prej guri e monumentit do të mbetet, pasi sipas autoriteteve do të përdoret për të ngritur një memorial të ri kushtuar ushtarëve ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026