“Do qëndroni në institucione apo do bëni revolucion”? Majko-PD: Jeni jashtë sistemit

29 Prill 2024 | 17:49

Deputeti i PS, Pandeli Majko replikoi me deputetin e PD, Noka i cili lëshoi akuza të ashpra ndaj SPAK të cilit iu referua si SKAP.

Majko iu drejtua deputetëve të opozitës duke iu kujtuar se në burgje të arrestuar me urdhër të SPAK janë shumë më tepër nga PS se nga PD, e megjithatë PS nuk e ka akuzuar kurrë SPAK pasi respekton sistemin, gjë që sipas tij PD nuk po e bën.

“SPAK është SKAP apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit, që gëzon përkrahjen më të fortë të partnerëve tanë SHBA dhe BE, e deklaruar kjo. Kjo që po bëni sot me organet e drejtësisë është një lëvizjes antisistem siç bërë me djegien e mandateve. Pikët i keni humbur çdo ditë para votuesve, se njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në pushtet që nuk dinë se çfarë duan. Sot në burgje më shumë janë nga PS se nga ju, por asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK se respektojmë sistemin. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, jashtë sistemit jeni të humbur”, tha Majko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026