Festat e zhurmshme me fishekzjarrë, qytetarët të shqetësuar nga ‘shpërthimet’
Edhe pse hedhja masive e fishekzjarrëve është e ndaluar, në Tiranë çdo mbrëmje ka shpërthime që shqetësojnë banorët në orët e vona. Policia thotë se ka marrë masa në disa raste, por qytetarët ankohen për zhurmat dhe mos marrjen e masave nga institucionet.
“Ndonëse policia shpeshherë ka marrë disa masa duke ndaluar personat që hedhin mjete prio teknike në orët e vona të mbrëmjes, kjo gjë nuk i ka ndaluar këta të fundit ta vazhdojnë këtë fenomen. Qytetarët shprehen të shqetësuar, jo vetëm ata që jetojnë në qendër të Tiranës por dhe ata në periferi”
Andej nga porcelani hidhen gjithmonë, nuk e kuptoj arsyen përse i hedhin, duhet të jesh i ndërgjegjshëm pse e bën, hidhen më shumicë, unë habitem ato të Këshillit duhet të merren më këtë gjë, me këto probleme.
Në një nga mbledhjet e qeverisë ministri Balla, dha se do të merren masa për këdo që prish qetësinë e komunitetit. Megjithatë deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.
“Tek unaza e re, çfarë ndodh ndonjëherë natën luan menç nuk duhet ti hedhin, policia bën sikur si shohin”
“Shqetësues është pas 12 zhurmat, trembesh në gjumë, sidomos për ne të moshuarit, të rinjtë kanë qejf”
“Hedhin për ditëlindje për gjëra kështu, bezdisin se i hedhin të mëdha jo të vogla, është figurë e shëmtuar se hedhin dhe shumë jo”
Gjatë muajit Prill, policia konstatoi 3 raste të hedhjes së fishekzjarrëve, duke çuar në ndalimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.