Albin Kurti do miratojë martesat LGBT? Ja kur pritet të votohet…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në maj do të legalizojë martesat e të njëjtit seks dhe do të punojë në përmbushjen e të drejtave dhe nevojave të komuniteteve pakicë etnike, përfshirë minoritetin serb.
“Kosova do të bëjë përpjekje që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, i cili u garanton qytetarëve të saj të drejtën për një partneritet jetësor të të njëjtit seks. Do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen e afërt”, tha Kurti në Bundestagun gjerman.
Në takimin i cili u organizua nga SPD në pushtet në Gjermani, socialdemokrate me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ai tha për portalin Euractiv Germany se, ndryshe nga viti 2022, tani ka mbështetjen e shumica e deputetëve të partisë së tij Vetëvendosje të votojnë për legalizimin e bashkimeve të të njëjtit seks. në Maj. Kurti shprehu besimin se propozimi do të miratohet në Kuvend, edhe pse i duhet ende të bindë njëmbëdhjetë deputetë që ta votojnë.
Pas deklaratave të kryeministrit Kurti për votimin e Kodit Civil, gazetari Frankfurter Allegmeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka treguar detaje të reja.
Gazetari Martens ka thënë se nëse Kurti do realizojë ato që ka thënë në Gjermani, i bie që Kodi Civil të miratohet gjatë muajit maj.
“Prapëseprapë, formalisht një shumicë e madhe e qytetarëve në Kosovë përkufizohen si myslimanë, dhe deri më tani (korrigjimet janë të mirëseardhura) asnjë vend me shumicë myslimane nuk u ka ofruar ndonjëherë qytetarëve të tij të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Nëse Kurti i ndjek edhe njoftimet e tij, kjo do të ndryshojë muajin e ardhshëm”, ka shkruar Martens.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:41 Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit
- 15:35 Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
- 15:28 Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
- 14:54 Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)
- 14:45 Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
- 14:39 Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori