Gëzim Tushe: Aborti vetëm për arsye madhore, për përdhunim apo sëmundje
Sipas projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet të informohen për vendimin e saj.
Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje.
Sociologu Gëzim Tushe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se aborti duhet të lejohet vetëm për arsye madhor, në rast të një përdhunimi apo sëmundje.
“Shumë shkencëtarë po thonë që jo në javën e 12, por edhe në javën e 7 kur nis të rrahja e zemrës së fetusit duhet menduar mirë para se të shkohet në abort. Mendoj që vetëm për arsye madhore të shëndetit, rezultat i një përdhunimi, aksidenti seksual, pasi kemi një ulje të moshës së aktivitetit seksual. Unë mendoj se është e drejta e gruas për të vendosur nëse do të shkojë në abort, por kam mendimin që fëmijët mund të mos abortohen por të çohen në institucionet e kujdesit social, ku mund të adoptohen, në kushtet kur numri i lindjeve në vend është në nivele shumë të ulëta”, tha sociologu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Genc Sejko përplaset me Gëzim Tushen për modelin që ndjekin shqiptarët
- A jemi në fazë emergjente? Tushe: Ka institucione audituese për qendrat e PAK
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë