Hiqej si polic dhe i merrte para vajzave për shërbime seksuale, arrestohet
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një 27-vjeçar i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Mësohet se i arrestuari fillimisht linte takime me vajzat, të njohura si eskorta, pasi bisedonte me to në rrjetet sociale, ku kishte 10 profile të rreme.
Pasi kryente marrëdhënie seksuale me to, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim që t’i arrestonte.
Më pas, ai u kërkonte shuma parash në formë gjobvënieje që të mos i prangoste.
Duke përdorur mjete identifikuese të Policisë së Shtetit, ai kontaktonte punonjëset e seksit.
Më pas përmes kanosjes ai u merrte shuma parash, deri në 2 mijë euro kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM