Tjetër sulm me raketa ruse në Odesa, vriten 3 persona

1 Maj 2024 | 10:18

Komanda e forcave të operacioneve speciale të Ukrainës njoftoi sot se tre persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin me raketa balistike ruse në Odesa mbrëmë.

Nga ana tjetër, forcat e armatosura të Ukrainës shkatërruan dy sisteme raketore kundërajrore ruse “buk” në sektorin Sumy, sipas një postimi në Facebook, transmeton Ukrinform.

Ndërkojë, forcat e armatosura të Ukrainës kryen sulme me dronë në tre rajone ruse në orët e para të mëngjesit, njoftuan sot zyrtarët rusë. Mediat ruse raportuan se pas sulmit, një zjarr shpërtheu në një rafineri të naftës motorike në rajonin Ryazan, raporton Reuters.

Kanali rus Telegram Baza, i cili është i afërt me shërbimet ruse të sigurisë, konfirmoi se një sulm nga dronët ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Ryazan. Kjo rafineri, e cila është në pronësi të Korporatës Rosneft, përpunon rreth 5.8 për qind të naftës totale të rafinuar në Rusi dhe ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ajrore ukrainase, sipas Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026