Mbappe ëndërron finalen me PSG, francezët përballen me Dortmundin
Në tund të sezonit do të largoget e me gjasa drejt Spanjës, Mbappe ka shansin më të mirë për të rrëmbyer trofeun prestigjoz të Champions League, pasi fitorja ndaj Doetmundit do të avanconte parizienët në finale. Akti i parë luhet në Signal Iduna Park, aty ku zhurmat janë të frikshme, me një tifozëri që jeton me futbollin dhe realisht konsiderohet lojtari i 12-të. Jofavoritë, por me dëshirë e shpirt gare sluadra e Edin Terzic do provojë t’i shkojë në fund garës.
Dortmundi dhe PSG përballen për herë të 5-të në Ligën e Kampionëve së bashku, ku 2 fitore i takojnë francezëve, 1 barazim dhe 1 triumf për kampin verdhezi. Presion është tejet i lartë në këtë duel, po ashtu dhe dëshira për lavdi, ndërsa fatkeqësisht vetëm një biletë është në dispozicion. Mungesat janë e vetmja gjë që shqetësojnë Terzic duke nisur nga dyshja Bensebaini-Duraville, por dhe 4 lojtarët në dyshim si veterani Hummels dhe Haller, Malen apo heroi ndaj Atletico Sabitzer. Në kampin francez Kimpembe, Kurzawa e Rico nuk kanë rikuperuar e me gjasa do ta mbyllin sezonin.
Javët e fundit kanë qenë pozitive për PSG që u shpall kampione e Ligue 1, ndërsa Dortmund ka gjasa të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ndarja e drejtësisë i është besuar britanikut Anthony Taylor, nën gjykimin e së cilit PSG numëron vetëm një humbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës