Zyrtari i PD: Po e preva biletën për të ikur në emigrim, s’ka protestë që më ndalon

1 Maj 2024 | 22:43

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është shprehur se Shqipëria është shpopulluar gjatë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Teliti i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se qytetarët duhet të protestojnë për arsyet që i detyrojnë të shkojnë në emigrim.

Ai tha se në momentin që një qytetar ose ai vetë do të vendosë për të shkuar në emigrim, nuk ka protestë dhe lëvizje që ia kthen mendjen.

“Në 2008 e kishim moshën mesatare 29-30 vjeç dhe sot e kemi 40 vjeç. Lindshmëria është katastrofë, të gjitha këto të tjerat janë pasojë. U bë protesta te Aeroporti e një përfaqësuesi sindikate, çfarë proteste është ajo? Për mua duhet të protestosh për të gjitha arsyet që e çojnë Dorianin te aeroporti.

Doriani po shkoi ta presi biletën te aeroporti, të marrë nusen e vet, të marrë dy vajzat e veta, e të iki hashtë, ti bëj protesta sa të duash, ngrije zërin, por Doriani e ka ndarë mendjen që do iki jashtë. Ne kemi shumë sindikata, por ato nuk janë funskionale si duhet”, tha Teliti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026