Ali Ahmeti shpallet “qytetar nderi” në Tiranë, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Ali Ahmeti, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut u nderua këtë të enjte me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministri i punëve të brendshme Taulant Balla.
Ishte kryebqashkiaku i Tiranës, ai që mbajti fjalën në nisje të ceremonisë i cili tha se:
“Nuk është Tirana që nderon Ali Ahmetin me titullin “Qytetar nderi” është nder në hisotrinë e Tiranës që ju na jepni duke qenë pjesë e familjes sonë, e skuadrës sonë dhe e misionit tonë.
Nuk është vetëm Tirana që nderon burrin, që e ka shqiptarinë bosht të ekzistencës së vetë, por Tirana vetë nderohet duke vlerësuar një figurë të jashtëzakonshme, si miku ynë, vëllai ynë, kryetari ynë Ali Ahmeti”,-tha Veliaj.
Ali Ahmeti i lindur më 5 janar 1959 është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe një partner i vogël koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008.
Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni ai ishte Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Pas Luftës së vitit 2001, Ali Ahmeti në vitin 2002 e formoi partinë e tij politike të njohur si Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe u zgjodh kryetar i saj.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit