Rezultatet e PISA, Manastirliu: Ndikuan tërmeti dhe pandemia. Po marrim masa…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se testi PISA vërtet tregoi disa problematika të arsimit në Shqipëri, por ajo tha se tashmë po merren masa përgatitor për testin e ardhshëm. Ajo tha se kanë filluar tashmë testime dhe trajnime për mësuesit, e për herë të parë në këto trajnime po marrin pjesë edhe pedagogë nga universiteti.
“ Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti.
Të dhënat tregojnë se nxënësit shqiptarë mund të përshtaten me situata të ndryshme të të nxënit edhe në situata stresues, duke lënë pas vende si Zvicra, Gjermania, Finlanda, Kroacia, Mali i zi etj. Ata dolën të parët në eksperiencat psikologjike. Kurrikula me bazë kompetencash ka në qendër nxënësin dhe aftësimin e tij për të ardhmen. Në mbështetje të rekomandimeve po punojmë në të gjitha nivelet për ti përmirësuar ato.
Testi i radhës i PISA do të jetë në vitin 2025, për këtë ministria e arsimit dhe sportit së bashku me të gjitha institucionet e arsimit po ndjekin një plan masash agresiv në raport me pjesëmarrjen tonë për PISA 2025, për të mbështetur mësuesit dhe nxënësit. Masat që po marrin janë së pari me pajisjen e para pajisja e mësuesve dhe nxënësve me materiale dhe modele pyetjesh të PISA. Kemi marrë planin ë trajnimit për mësuesit, kemi trajnerët përkatës, kemi realizuar trajnime sipas profileve në të gjitha shkollat e përzgjedhura për testimin e lëndëve pilote. Testimi paraprak evidentoi një ndërgjegjësim të rritur”,-tha Manastirliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Testi PISA dëshmoi dështimin e reformave në arsim”, Zhupa: Po prodhojmë analfabetë
- Salianji debat me Ballën: Paguhen 500 mije € për emërimin e shefave të Komisariateve
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane