Salianji debat me Ballën: Paguhen 500 mije € për emërimin e shefave të Komisariateve

2 Maj 2024 | 11:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën, lidhur me çështje të sigurisë që ofron Policia në vend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji tha se disa ministra marrin deri në 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariateve.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria sipas raportit të SPAK, është një vend problematik përsa i përket trafikut të drogës dhe eksportimit të kriminalitetit në Europë.

Nga ana tjetër, Balla tha se lidhjeve me krimin (të zbuluara nga aplikacioni Sky Ecc) nuk i kanë shpëtuar nuk i kanë shpëtuar as efektivët e Policisë së vendeve europiane.

Ai tha gjithashtu se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, është një proces tejet jetik për vendin.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Salianji: E pamë në rastin e Metamorfozës sesi në Shkodër i emëronte krimi shefat e Policisë, pasi të dyja palët për qeverinë punonin. Keni edhe deklarimin e Ramës që tha të zbardhni vrasjen e Ervis Martinajt. Sot është në kërkim akoma. A keni fuqi t’i thoni sot familjarëve e qytetarëve nëse është gjallë apo vdekur. Karakteristikë shqetësuese është edhe përfshirja e personave kyç të jetës komunitare në aktivitete kriminale. Këtu bëhet fjalë për kryepleqtë e fshatrave.

Janë edhe lidhjet e krijuara të krimit me Policinë e Shtetit. SPAK thotë se Policia është vënë në shërbim të bandave për të ndjekur grupet kundërshtare. Sipas SPAK është edhe roli i biznesmenëve të fuqishëm të përfshirë në aktivitete kriminale. Këta biznese të kamufluar mbledhin para për PS-në. Kemi eksportuar krimin në vendet europiane. Kjo është ta bësh pis vendin, jo të denoncosh krimin. Qyteti i Durrësit ka qenë dhe vijon të jetë një pikë e rëndësishme tranzit për drogën.

Pastaj të thotë që grupet kriminale trafikojnë sasi të mëdha kokaine dhe mariuhane. Këta me tonelata që thotë SPAK dhe DASH, keni fuqi t’i kapni dot? Se këta me 3 kg janë për kusur në këtë punë. A thotë SPAK se është rritur trafiku i armëve dhe mjeteve shpërthyese nga Kosova. Mes SPAK, DASH dhe Policisë që fsheh ngarje, unë jam i prirur të besoj këta. Ministra të caktuar përmes, përmes influencave të bashkëpunëtorëve të vetëmm marrin deri në 500 mijë euro për të emëruar shefat e komisariateve.

Balla: Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit është një proces jetik. Sa i përket raportit që ju përmendët, mund t’iu tregoj raportin e Europol, ku të gjithë e dinë se asnjë prej policive të vendeve europiane nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjeve me krimin. Edhe drejtuesit e Policisë vendore ka ardhur koha për të pasur një mandat, 3-vjeçar apo 5-vjeçar. Duhet rritur besimi i publikut te Policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026