Nora Malaj: Gruaja nuk mund të rrijë në shtëpi e të presë para nga burri
Sociologia Nora Malaj ishte këtë të premte e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një deklarate të Blerim Hakaj, hipnoterapisti i cili ka tërhequr vëmendjen me deklaratën se gruaja është më mirë të rri në shtëpi të merret me fëmijët se të dalë e të punojë.
Ajo tha se deklarata të tillë të çojnë pas në kohë, pasi gratë kanë mundësi që sot të arsimohen, të punojnë, të argëtohen e të kujdesen për familjet e tyre në të njëjtën kohë. Pedagogia shtëpi se kurrsesi “gratë s’kanë pse të qëndrojnë në shtëpi e të presin burrin që tu bëjë kafen”.
“Nuk duhet të kthehemi pas, ta shikojmë një burrë si burim të të ardhurave, ndërsa gruaja të rri e të presë burrin e të bëjë kafen në shtëpi. Njerëzit që janë në shtëpi dhe e shikojnë veten në pozicionin pritës pse mos ta duan.
Ky është një realitet që njeriun e kthen sedentar, ndërsa tjetrin burimor dhe shoqëria nuk merret vesh dhe fillon konflikti në familje. Nuk është marrëdhënie e vlerësueshme, sepse në fund të ditës këta nuk janë dy kapitalistë që do ndajnë kapitalin. Këta janë dy njerëz që e kanë dashur njëri-tjetrin, dhe të dyja palët duhet ti japin hapësirë njëri-tjetrit”,-tha Nora Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës