Eksperti i sigurisë: Rusia e lodhur me Vuçiç, ja me kë po e zëvendëson

3 Maj 2024 | 11:09

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se duket se presidenti Aleksandër Vuçiç e ka lodhur Rusinë me lojën që ai ka tentuar të bëjë si me bashkimin Europian edhe me SHBA-në.

Sipas tij me zgjedhjen e Aleksandër Vulinit si kryeministër, tashmë Rusia ka në Beograd qeverinë e saj e cila lidhet me klanin kriminal të Novi Sadit.

“Është fakt se tashmë në Beograd është instaluar qeveria e klanit kriminal të Novi Sadit. Është një klan kriminal që kontrollon jetën politike e publike në Serbi. Në krye të qeverisë është ish kryetari i Novi Sadit dhe janë strukturat e këtij klani, siç është tashmë njeriu kryesor i Putinit që është Aleksandër Vulin, i cili ka qenë ministër i punëve të brendshme, drejtor i shërbimit sekret BIA dhe anëtar kryesor i klanit të Novi Sadit.

Në klanin e Novi Sadit është edhe vëllai i presidentit të Serbisë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë kjo qeveri duket se sfidon Vuçiçin, i cili duket se e lodhur bashkimin europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerkës dhe kjo lojë duket se nuk i ka pëlqyer Rusisë, e cila tashmë është sforcuar Rusia duke parë qeverinë e saj komplet në Beograd për shkak të klanit të Novi Sadit”-tha eksperti Elezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026