Agresionet kibernetike, Gjermania denoncon sulmet ruse
Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë se fshihet pas një sulmi kibernetik ndaj social-demokratëve, i ndodhur në fillim të vitit të kaluar.
Akuza është bërë nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, e cituar nga media të ndryshme gjermane dhe ndërkombëtare, mes të cilave “Die Welt”.
“Hakera të shtetit rus kanë sulmuar hapësirën kibernetike të Gjermanisë. Kjo është e patolerueshme, e papranueshme dhe do të ketë pasoja”, ka deklaruar Baerbock gjatë një vizite në Australi.
Partia Social-Demokrate gjermane kishte denoncuar në qershor të vitit të kaluar se adresat e mesazheve elektronike të presidiumit të partisë kishin qenë objektiva të sulmeve kibernetike në fillim të 2023-shit. Asokohe, Ministria e Jashtme gjermane thirri për sqarime ambasadorin rus në Berlin.
Sulmet dyshohet se janë kryer nga grupi “APT28”, i lidhur me shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse, GRU.
Agresione të ngjashme kibernetike janë verifikuar edhe në Republikën Çeke, ku në shënjestër janë vënë disa institucione shtetërore – bëri të ditur të premten Ministria e Jashtme e vendit, sipas të cilës interferencat u konstatuan në vitin 2023.
Duke reaguar ndaj lajmeve, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Unioni dhe partnerët ndërkombëtarë dënojnë me vendosmëri fushatën dashakeqe kibernetike të kryer nga grupi “APT28” ndaj Gjermanisë dhe Republikës Çeke.
“Këto akte tregojnë modelin e sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, duke vënë në shënjestër institucionet demokratike, entet qeveritare dhe infrastrukturën kritike në të gjithë Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve