“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në Shqipëri kremtojnë Pashkën!

4 Maj 2024 | 23:40

Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë sot Pashkën. “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!” ishin thirrjet e besimtarëve ortodoksë të cilët pritën mesnatën për të festuar.

Fjala “pashkë” shoqërohet me “fjalën e ndritshme që simbolizon dritën që del nga varri i Krishtit” ndaj pasi ndoqën meshën, për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës, besimtarët morën me anë të llambadarëve të zbukuruara dritën.

Këtë dritë  të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur.

Kjo ngjarje simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026