SKY ECC, Rumano: Përgjimet s’janë prova, GJKKO nuk duhet t’i pranojë
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen “Metamorfoza” ku nën akuzë janë vënë biznesmenë, ish-policë, ish-prokuror, sportistë e personazhe të njohur të botës së krimit.
Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç dhe Edmond Preka akuzohen për vrasje dhe organizatë kriminale, ndërsa për akuzën e bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve për ekzekutim të personave janë vënë ish-boksieri Astmer Bilali dhe ish-shefi kundër krimit të organizuar në Shkodër Ardit Hasanbegaj.
Zbërthimi i grupit erdhi pas zbardhjes së bisedave në aplikacionin SKY ECC, por edhe dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Avokati Gentian Rumano tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK dhe GJKKO duhet të mbajnë standard të njëjtë dhe të verifikojnë si janë marrë të dhënat dhe burimin e tyre.
Sipas tij, përgjimet e marra përmes aplikacionin SKY ECC nuk janë prova, por mund të shërbejnë për të siguruar prova lidhur me akuzat që pretendon prokuroria.
“Janë vetëm përgjimet, ato mund të shërbejnë për të gjetur provat, por jo të përdoret komunikimi si provë. Komunikimet shpesh janë të njëanshme, ka problematika. Ku ka arritur SPAK të zbulojë si janë kryer veprat penale? Gjykata ka një detyrë të rëndësishme për filtrim vlerësimit të provave nëse janë në përputhje me ligjin. Nëse vazhdohet kështu do krijohen precedentë të rrezikshëm që do t’i krijojnë lehtësi prokurorisë për të krijuar akuza qoftë edhe të pabazuar në prova. Nëse nuk ka prova duhet të pushohen çështjet, nëse nuk ka prova përtej përgjimeve të SKY ECC, vendimi i gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut duhet të vlerësohet”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit