Spahiu: Lëvizja “Rama ik” u harrua dhe zëvendësua papritmas me “Veliaj ik”
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk është i shqetësuar nga këto protesta, pasi nga ato nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Rama nuk është fare i shqetësuar për protestat para bashkisë së Tiranës, pasi nga 12 vite lëvizje ‘Rama ik’ u katandis në ‘Veliaj ik’. Çuditërisht të gjitha kauzat për të larguar Ramën janë shpërbërë janë venitur dhe tani ka vetëm një aksion për të larguar Veliajn. Pse duhet të jetë i shqetësuar Rama kur ka arritur një marrëveshje me grupin e Sali Berishës, ka mundur ta ulë në Parlament? Mendoj se Rama është i lumtur se nga protestat në bashki nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit