“Dukej normale në kafe me kunatën”, momentet e fundit të gruas që u mbyt me fëmijët

6 Maj 2024 | 10:32

Detaje të reja janë mësuar nga historia tronditëse në Shkodër, ku shtetasja Alma Arrazi dyshohet se i ka dhënë fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj duke u mbytur në ujërat e lumit Buna.

Gazetari Teodor Gjerga tha se ende janë mister motivet që mund ta kenë çuar 39-vjeçaren drejt kryerjes së aktit ekstrem.

Gazetari tha se deri në momentete e fundit përpara se të zhdukej, gruaja është parë e qetë duke konsumuar një kafe me kunatën e saj dhe tre fëmijët.

“Deri në momentet e fundit ka qenë duke pirë kafe me kunatën e saj, me motrën e Ergys Arazit dhe kjo është ajo që ngre dyshime se pse mund të ketë ndodhur diçka e tillë. Deri në momentet e fundit ajo po konsumonte një kafe dhe atë që e kanë parë përpara se të zhdukej kanë thënë se gjendja e saj shëndetësore dhe emocoionale ishte e mirë. Ka qenë duke konsumuar kafe me fëmijët e saj dhe ndaj është e pakuptueshme si ajo pasi është çuar nga kafja ka ndërmarrë këtë vepër kaq të rëndë duke marrë jetën e fëmijëve të saj dhe jetën e saj”, tha Gjerga.

Gazetari shtoi se Alma Arrazi dhe bashkëshorti i saj Ergys, kishin mosmarëveshje të shumta në çift së fundmi dhe ishin duke shkuar drejt një procesi divorci.

Ai tha se shkak i mosmarrëveshjeve nuk ishte ana ekonomike, por nga infomacionet paraprake flitet për lidhje jashtëmartesore.

“Gjendja e tyre ekonomike ka qenë e qëndrueshme, ata më parë kanë jetuar në Gjermani, ku janë bërë me fëmijë. Më pas sipas informacioneve që kam janë zhvendosur në Itali dhe më pas kanë ardhur dhe jetonin në qendër të qytetit të Shkodrës, në një nga zonat më të mira. Jetonin në qendër të qytetit të Shkodrës dhe gjendja e tyre ekonomike nuk ka qenë e keqe, kanë pasur një jetesë të mirë dhe nuk pretendohet gjendja ekonomike që ka shkaktuar problemet në çift. Pretendodhet të ketë pasur problem për sa i përket lidhjeve jashtëmartesore, por do të doja të mos i hyja kësaj teme. Por e rëndësishme që shtë që kanë qenë me shumë problem në çift dhe kanë qenë drejt divorcit”, tha gazetari.

Vetëm trupi i një vajze 9 vjeçe është gjetur deri tani, ndërkohë që trupi i 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë n uk është gjetur ende.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026