Prishtina përkujton Skënderbeun aktori: Tregoi humanizëm të madh, fali tradhtarët
Aktori dhe themeluesi i teatrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhevat Limani u vesh këtë të hënë si heroi kombëtar Skënderbeu, për të nderuar kujtimin e tij në këtë ditë që shënon 119 vite që nga lindja e tij.
Në organizimin ë bërë në Prishtinë në nderim të heroit, aktori tha se përse Skënderbeu është kaq i veçantë si hero.
“Erdhi me një këmbë të mbarë për popullin hyjnor, arbrin. Gjergj Kastriot Skënderbeu është shumë i veçantë për disa arsye konkrete. Ai është përfaqësuesi më tipik i inteligjencës, i forcës, krahut e mendjes ai komunikonte me diplomatët e huaj në 8 gjuhë. E dyta përveç krahut ai kishte strategjinë e njohur, me anë të së cilës vuri një kod që të mos vriteshin gra, burra, fëmijë, pleq, të pambrojtur dhe të paarmatosur, kod të cilin e shfrytëzoi edhe ushtria çlirimtare e Kosovës.
Ai theu një kod tjetër, mori një mbretëreshë shqiptare për të bashkuar jugun me veriun, për të bashkuar në kuvendin e Lezhës për të krijuar ushtrinë shtet, se shteti pa ushtri nuk mund të mbrohet, ky është shtylla e parë vertebrale e shtetit.
Përveç kësaj Gjergj Kastrioti kishte dhe humanizmin e madh, i fali të gjithë mercenarët, të gjithë tradhtarët, të gjithë që donin ta vrisnin, nuk ishte hakmarrës, por u dha rastin që ti shërbenin atdheut. Ai thoshte kryedashuria është atdheu, mos pyesni sa gjak është derdhur, pasi për atdhe nuk është kurrë mjaft”,-tha Xhevat Limani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane