Mjeku ligjor: Dallohet nëse ka pasur dhunë te fëmijët që janë mbytur në Shkodër

7 Maj 2024 | 09:06

Gjate pasdites së djeshme është gjetur edhe trupi i vajzës tjetër, që dyshohet se u hodh në lumin Bunë bashkë me motrën, vëllain dhe nënën. Akoma nuk janë gjetur trupat e këtyre të fundit dhe për fat të keq të gjitha dyshimet të çojnë se mund të jenë në këtë lumë.

Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë ditës se djeshme dhe do të vijojnë akoma deri në gjetjen e tyre dhe në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje më shumë mister.

Motra e Alma Arrazit pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e saj, por dhe shenjat që u raportuan fillimisht në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin, babai i tre fëmijëve për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ilir Robaj ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nëse ndaj fëmijëve që dyshohet se janë mbytur është ushtruar dhunë, ajo është e dallueshme nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund ta përcaktojë se si ka ndodhur mekanizmi i vetëvrasjes, por me përafërsi përcakton kohën kur ka ndodhur ngjarja. Eksperti përcakton shenjat e dhunës, të cilat ngelen në formën e mavijosjeve. Të gjitha shenjat ngelen, por e rëndësishme është të gjenden sa më shpejt. Për dy trupat që nuk janë gjetur, sa më shumë kalon koha aq më  e vështirë është për t’u dalluar”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024