Trishtim në shkollën 9-vjeçare, fëmijët përkujtojnë shokët e tragjedisë në Bunë

7 Maj 2024 | 10:51

Mëngjesi ka qënë i trishtë këtë të martë në shkollën 9 vjeçare në Shkodër, ku shkonin fëmijët e mbytur në tragjedinë e ndodhur në Bunë.

Nxënës, me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshatarët e tyre, Ergesa dhe Greis Arraz, 9 dhe 8 vjeç.

Dy vajzat e familjes Arrazi vijonin shkollen ne klasën e dytë të shkollës “Ndre Mjeda”, ku sipas mësuesve ishin nxënëse shembullore dhe rrezatonin vetëm mirësi.

Pas gjetjes së trupit të mbytur të vajzës së madhe 9 vjeçare në lumin Buna pranë fshatit Daragjat 2 ditë më parë nga një peshkatar dhe vajzës 8-vjeçare ditën e hënë, të gjitha kërkimet janë përqëndruar përgjatë shtratit të lumit, pasi dyshohet se 39-vjeçarja të jetë hedhur bashkë me fëmijët e saj në lumë.

Ngjarja ka ndodhur më datën 2 maj dhe më pas bashkëshorti i 39-vjeçares ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj. Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.

Po ashtu, motra e 39-vjeçares ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj të zhdukurës Alma Arrazi, e cila është me origjinë nga Lezha.

Sipas hetimeve, gjithashtu dyshohet se 31 vjeçari ka pastur një lidhje jashtëmartesore dhe ky lajm është marrë vesh nga 39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur në lumin Buna.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026