Analiza e Kreshnik Spahiut: Kë po kërkon të nxjerrë Rama nga politika me ligj
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”ku tha se duket se ka një përafrim mes opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha dhe qeverisë.
Opozita duket se është e gatshme të bashkëpunojë për të miratuar rezolutën, por sipas Spahiut ajo do të bashkëpunojë vetëm nëse do të bindet se nga ligji i ri nuk do të preket as Berisha dhe as Meta.
“Duket se ka një përafrim thuajse zyrtar dhe institucional të qeverisë Rama me opozitën e Berishës. Kjo u zyrtarizua së pari me amnistinë, së dyti me komisionin hetimor të TIMS ku grupi i “Rethemelimit” i mundësoi Edi Ramës të mos hetohet e të mos jetë në komision si dëshmitar dhe së treti është lëshuar një mesazh nëpërmjet nënkryetarit të kësaj partie, ku Gazment Bardhi ka lëshuar një mesazh pozitiv për të votuar pro rezolutës si një mudësi faktorizimi dhe institucionalizimi për t’u bërë pjesë e kësaj reforme të dytë.
Grupi i kësaj opozite ka treguar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe me SPAK-un, por nuk do e japin votën deri sa të binden se nuk do të dëmtohen nga kjo marrëveshje. Pasi ata mund të jenë ende skeptik nga qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe shikojnë në prapaskenë. Nëse do ketë ndërhyrje për ligjin e dekriminalizimit, për komisionin qendror të zgjedhjeve, për imunitetin e deputetëve, për përjashtimin e grupeve parlamentare, këtu opozita mund të hezitojë. Opozita do testojë nëse nga ky bashkëpunim me Ramën, mazhorancën dhe me ndërkombëtarët, ata do shikojnë nëse dëmtohen Berisha dhe Meta, nëse jo ata do e votojnë rezolutën”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi