Rezultati i zgjedhjeve në RMV, BDI dhe koalicioni i saj i dyti. Si ndahen mandatet

8 Maj 2024 | 22:56

Sot më 8 maj, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e VMRO-DPMNE për Presidente, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave.

Edhe në zgjedhjet Parlamentare është VMRO ajo që kryeson zgjedhjet. Por çfarë është surprizuese, është se Frondit Demokratik, i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit, është në vendin e dytë, duke lënë pas LSDM-në, e cila është sot partia kryesore në pushtet.

Më poshtë është edhe ndarja e mandateve për secilën forcë politike:

VMRO e para me 59 mandate deputetësh

Fronti Europian (BDI) i dyti me 19 mandate deputetësh

LSDM e treta me 18 mandate deputetësh

Koalicioni VLEN me 13 mandate deputetësh

Dy koalicionet e tjera me 11 mandate deputetësh

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026