“E turpshme”| Polemikat pas anulimit të golit të Bayern, anësori kërkoi falje

9 Maj 2024 | 13:13

Disa nga gazetat më të njohura evropiane kanë kritikuar gjyqtarët e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Bajernit, mes tyre dhe gjermanja Billd që e konsideron vendimin për anullimin e golit një skandal. Ato spanjolle janë treguar më të kujdesshme, ndërsa ish-futbollistë të njohur mes tyre Pol Skulls, ka thënë se gjyqtari u nxitua në ngritjen e flamurit.

Mbrojtësi de Ligt- “Është e pabesueshme. Ne vendosëm rregullin që duhet të vazhdojë loja edhe nëse është jashtë loje. Unë nuk e kuptoj këtë. Ai kërkoi falje, por kjo nuk na ndihmon. Ky është ndryshimi. Nuk dua të them se Real Madridi e ka gjithmonë arbitrin me vete, por kjo e bën diferencën sot”.

Drejtori sportiv Maks Eberl- “Shumë e çuditshme dhe e dyshimtë. Arbitri i fryu bilbilit përpara se de Ligt të gjuante, kështu që VAR nuk mund të ndërhyjë më. Arbitri tha se ishte gabim i tij. Ne nuk mund të blejmë mut nga kjo! Ne ishim të gjithë për një finale gjermane. Të gjithë përveç gjyqtarëve polakë!”

Trajneri Tomas Tukel- “Skena në fund është qershia mbi tortë. Kjo është një fatkeqësi absolute! Edhe goli i dytë i Realit e mbyll ndeshjen. Arbitri nuk ka pse t’i bjerë bilbilit. Kjo është një shkelje e rregullave.”

Ai më vonë u ankua në ZDF: “Kjo nuk ka kufi, është e turpshme!”

Eksperti televiziv Mikael Balak- “Vijërojtësi duhet të presë me flamurin e tij. Së pari pret rastin dhe më pas ndërhyn. Nuk e di pse flamuri erdhi kaq herët. Nëse vjen, arbitri duhet t’i fryjë bilbilit. Pra, ne mund ta fajësojmë atë vetëm për gjysmën. Një vendim absolutisht i gabuar!”

Eksperti i arbitrave të ZDF-së, Manuel Graf- “Gabime të qarta nga ekipi i arbitrave: Së pari, ndihmësi duhej të priste me flamurin. Dhe edhe kur vjen flamuri, arbitri i bie bilbilit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026