Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Vis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

10 Maj 2024 | 11:32

Detaje të reja kanë janë zbuluar nga vrasja e 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan Brahimi.

Bëhet me dije se Brahimi kishte kohë që ishte zhvendosur dhe jetonte në Dubai, ndërkohë që kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në Greqi.

32-vjeçari kishte hyrë në territorin grek për Pashkë, ku do të takonte të dashurën, Katerina Beqaj, me të cilën kishte dhe një fëmijë 7-vjeç.

Atentatorët duket se e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe e kanë goditur në momentin që ai ndodhej në automjet bashkë me familjen.

Brenda territorit grek Brahimi kishte një kartel të pastër gjyqësore, ku nuk ishte skeduar për asnjë vepër kriminale.

Dyshohet se vrasja është një larje hesapesh për llogari të bandave me të cilat ai kishte përplasje në Shqipëri.

Emri i Roan Brahimit ka dal në skenë pas vrasjes së Brilant Martinaj dhe atentatit ndaj Ylli Brahimit. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për t’u marrë në pyetje në lidhje me këto dy ngjarje.

Brahimi njihet dhe për përplasjet me Ervis Martinaj, për një borxh të lajërave të fatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026