“Taksa e sheshtë 9%”, Basha: Zgjidhjen e problemit të pronës, fuqizimin e rinisë

10 Maj 2024 | 11:52

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë. Në fjalën e tij Basha foli edhe për programin e PD që do të zyrtarizohet së shpejti, ku pjesë e tij do të jetë edhe zotimi për taksën e sheshtë 9%.

Kreu i PD gjithashtu tha se prioritet do të jetë edhe dhënia fund e problemit të pronës, si dhe fuqizimin e rinisë shqiptare në politikë, në ekonomi dhe kudo tjetër.

Pjesë nga fjala e Bashës në degën nr 5 të PD

“Kjo betejë nuk ka vend për nuanca, nuk bëhet thjesht dhe vetëm sa do të jetë niveli i taksës, sigurisht që taksa jonë do të jetë taksë e ulët. Do të jetë taksa e sheshtë 9%. Sigurisht që qeveria jonë do të jetë një qeveri që do të ketë synime të qarta politike. Dyfishimin, trefishimin, shumëfishimin e shtresës së mesme shqiptare.

Dhenien fund problemit të pronës, fuqizimin e rinisë shqiptare në politikë, në ekonomi dhe kudo tjetër. Por megjithatë kryesorja dhe më e rëndësishmja është që ne qëndrojmë sot si e vetmja forcë politike e qartë, e prerë dhe fuqishëm për ato vlera, për ato parime, për ato procese që bëjnë dhe do të bëjnë diferencën midis një Shqipërie të nëpërkëmbur, një Shqipërie të përhumbur, një Shqipërie që zvarritet e plaket në çdo aspekt dhe një Shqipërie e cila ndërton në siguri dhe në mirëqenie të ardhmen e premtuar por akoma të pa arritur për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Dhe qëndrimet tona duhet t’ia bëjmë çdokujt se nuk janë qëndrime partriake, as interesa të ngushta politike, por janë e vetmja mburojë e interesit publik sot në Shqipëri”-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026