U kthyen nga emigrimi dhe investuan në sera me perime, familja Haka: S’ka fitime

10 Maj 2024 | 15:50

Bujqësia është burim jetese për shumë familje shqiptare. Një ndër to është edhe familja Haka, e cila ka 10 vite që kultivon perime në zonën e Peqinit.

Familja Haka, u kthye nga emigrimi, 10 vjet më parë në fshatin Vashaj të Peqinit, për të investuar në bujqësi me kultivimin e perimeve në sera. Sot, Astrit Haka thotë se është i kënaqur me prodhimin, por jo me fitimin.

“U bë tashi 10 vite që merrem me kultivimin e serave, që kur jam kthyer nga emigracioni. Investuam ne sera i mbollëm u kujdesëm, gjithsesi jetojmë. Aktualisht jemi duke kultivuar trangullin. Çmimet janë jo të arsyeshme sivjet”,-tha Astrit Haka.

Haka vëren se tregtarët shpesh abuzojnë me çmimet e produkteve vendase dhe i bëjnë të papërballueshme për konsumatorët.

“Sot isha në treg dhe sot u shit 60 -65 lekë kastraveci. Unë nuk e di kush abuzon me çmimet që konsumatori ta hajë shtrenjtë si trangullin si domaten ashtu edhe të gjithë të tjerët, nuk kam njohuri për këtë, por di që ne vuajmë nga tregu, kosto është shumë e lartë,”-tha Astrit Haka.

Veç kostos së lartë dhe puna e madhe që duhet në bërë në serë, familja thotë se nuk gjen dot punëtorë të tjerë.  Sipas Astritit, të rinjtë nuk e duan më bujqësinë.

“Unë këtë vit kam 3500 m² trangull edhe me këtë merremi. Përsa i takon fuqisë punëtore familjarisht punojmë burrë e grua, jemi të punësuar nxjerrim një ditë pune. E kemi problem fuqinë punëtore të rinjtë nuk duan t’ia dinë fare për bujqësinë.”

Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore, jo vetëm në zonat e Peqinit por në të gjithë vendin. Disa prej tyre po detyrohen të paguajnë më shumë për punonjës që banojnë larg vendeve të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026