Çifti italian bie pre e vjedhjes në Vlorë, hajdutët thyejnë xhamin e makinës
Një çift italianësh kanë rënë pre e një grabitjeje në Vlorë, teksa ndodheshin me pushime në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pasi çifti kishte parkuar automjetin tip “Audi” në zonën e Lungomares në Vlorë.
Automjeti më pas është vendosur nën shënjestër nga grabitësit, të cilët kanë thyer xhamin e pasagjerit të automjetit dhe kanë vjedhur rreth 2500 euro, si edhe gjithë dokumentet dhe sendet e tjera me vlerë.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve