Projektligji për nënat surrogato, Meta: Vajzat shqiptare do përdoren si rezervate
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar ditën e sotme projektligjin për shëndetin riprodhues.
Meta tha se përmes këtij projekt-ligji për nënat surrogato, synohet që vajzat dhe gratë e vendit tonë të përdoren si rezerva për të mbajtur bebet e të tjerëve me para.
Ai tha se PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira, ndërkohë që shtoi se pjesa më e hidhur e këtij projektligji është zgjatja e kohës së abortit dhe ulja e moshës për vajzat e reja që të vendosin për abortin, ndryshe nga ajo që ndodh në SHBA sipas Metës.
“Duan të krijojnë fermat e uteruesve. Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë projekt-ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe nga mbarë bota. PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira.
Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SBBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet