Pogradeci shpallet kampion, mposhti në finale Valbonën 1-0
Pogradeci është skuadra që ka ngritur lart trofeun, si kampione e Kategorisë së Dytë në futboll, ndërsa mposhti në finale Valbonën në shifrat 1-0.
Pak javë pasi skuadrat siguruan ngjitjen, secila pasi u rendit e para në grupin përkatës, luftuan në Elbasan Arena për trofeun e kampionit, që u shkoi liqenorëve. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Danladi në minutën e 64-ët të takimit.
Liqenorët e mbyllën sezonin me 21 ndeshje pa humbje, ndërsa trajneri Samuel Nikaj ka vlerësuar maksimalisht lojtarët.
“Finalet kështu janë, interpretimi i tillë është, nuk pritet lojë e bukur, menaxhuam më mirë se kundërshtari. Pogradeci meriton 10 me yll, 21 ndeshje pa humbje”, tha Nikaj.
Edhe futbollistët Pura e Ivani janë të lumtur për arritjen.
“Mund të luanim më qetë, por fundi i sezonit, lodhja fizike, por e menaxhuam shumë mirë, siç e menduam ashtu shkoi. Kishim menduar më të shkëputur”, u shpreh Pura.
“Duke marrë parasysh që energjitë i kemi konsumuar, ishte qershia mbi tortë, bëmë maksimumin. Pas golit donim të mbronim rezultatin. Sezoni ishte i vështirë, pasi kategoria jonë kishte konkurrencë, ngjitja e vështirë, por nuk na mungoi besimi”, tha Ivani.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut