“Edhe për gatim e blejmë”- Lagjja në Vlorë që lufton 30 vjet për ujë
Në zonë e njohur tanimë si “lagjia e puseve”, Partizani në Vlorë ka përjetuar një gjendje të vështirë të mungesës së ujit për të paktën 30 vjet. Rreth 70% e familjeve që jetojnë këtu kanë ndërtuar puset e tyre private për të siguruar ujë, pasi rrjeti i ujësjellësit në këtë zonë të qytetit nuk funksionon. Furnizimi me ujë vjen vetëm një herë në javë, i papërshtatshëm dhe i ndotur, duke lënë banorët në mungesë të nevojave bazike për ujë të pastër dhe të pijshëm.
Lagjia Partizani është bërë një zonë e vështirë për të jetuar për rreth 140 familje. Ata janë të detyruar të kërkojnë ujë nga burime të tjera dhe, në disa raste, të blejnë ujë për përdorim të përditshëm, duke u përballur me një sfidë të vazhdueshme për të siguruar nevojat e tyre themelore për ujë. Edhe pse paguajnë detyrimet për ujin, furnizimi mbetet një problem kryesor që nuk ka zgjidhje.
“S’kemi ujë në lagje, shkaku është se depoja që është mbi spital është e vogël, popullata është shtuar,po shyqyr që unë kam hapur pusin dhe për të pirë e blej dhe është pusi”, u shpreh për Euronews Albania një qytetar.
“Ne ujë për të pirë blejmë, ujë për të gatuar shkojmë e blejmë ku të jetë, ku të na hapin derën, ne jemi lagje puseve, të ishe para 3 ditësh do ta tregoja unë dy fuçi ujë që vin një herë në dy ditë, dy fuçi ujë ishin me fekale”, u shpreh një tjetër baore e fshatit.
Problemi i mungesës së ujit po kthen jetën në një torturë për banorët e Partizanit. Edhe rruga që lidh këtë lagje me spitalin Rajonal është në një gjendje të amortizuar, e cila e bën që aksesimi në brendësi të jetë pothuajse i pamundur për automjetet.
“Nuk ka rruga është shumë keq, e kemi shtruar vet këtë, e ka shtruar privati laboratori këtë, e kanë prishur ata të ujit gjasme do vi uji po ka 4 vjet”, tha një tjetër banore.
Duke u përballur me këto sfida infrastrukturore, lagja duket të jetë braktisur gradualisht nga të rinjtë, të cilët janë larguar për kushte më të mira jete. Kjo lë një ndjenjë mungese vëmendjeje për problemet që prekin jetën e përditshme të banorëve të kësaj zone.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu