Boçova e Fierit drejt shpopullimit shkak infrastruktura dhe mungesa e investimeve

7 Maj 2024 | 16:10

Fshati Boçovë, në Levan të Fierit, po braktiset çdo ditë. Mes familjeve të pakta që kanë mbetur, mbizotërojnë të moshuarit.

Vetë banorët fajësojnë mungesën e investimeve në infrastrukturë, si nxitëse të emigrimit të familjeve të reja. Rrugët me gropa, pa kopsht e shkolla, kanë bërë që banorët të largohen pa e kthyer kokën pas.

Njerëz nuk ka më kanë ikur. Shtëpitë janë bosh. Ka mbetur mosha jone. Shkolla nuk funksionon, fëmijët ne Bishan me autobus.”

“Nuk ka as shkolle as kopësht. Si fshat këtu, rruge jo, njerëz jo, fëmije nuk ka.”

“Kanë qenë mbi 400 familje, po me tranzicionin që ka ndodhur të gjithë kanë ikur , janë larguar  kane mbetur pak. Kopshti është mbyllur shkolla është mbyllur. Qendra mjekësore është infermieria se mjeku eshte ne Bishan. Rruget si i shikoni vete, janë të pashtruara. Nuk kanë bërë investime. Kanë mbetur nga dy pleq. ”

Ata pak fëmijë në fshat, shkollën e kryejnë në qendër në Bishan, po ashtu edhe vizitat mjekësore i kryejnë aty ose në Levan.

“Mbi 10 vjet, nuk ka asgjë. Vijnë sa për premtime kur kanë interes, asgjë tjetër. Nga 2013 e këtej nuk ka patur shërbim se nuk kanë mbetur dhe femije 3 a 4 aq janë, i çojmë ne Bishan. Mos themi te majte e te djathte se janë bërë një te gjithë.”

Të ndodhur në kushte të tilla kur investimet dhe vëmendja mungon banoret  kane  gjetur zgjidhjen duke emigruar në vende të ndryshme të Evropës, apo edhe në qendra të mëdha urbane, për një jetë më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026