“Metamorfoza”, eksperti: Duhet të plotësohet me prova, burgu “paketë në ofertë”

11 Maj 2024 | 20:31

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në emisionin Review në Euronews Albania se përgjimet mund të jenë indicie, por ato duhet të plotësohen me prova për të vërtetuar nëse ngjarjet për të cilat hetohet, që janë shumë të rënda, janë të vërteta. Për të bërë këtë sipas tij duhen jo vetëm specialistë të mirë, por edhe shumë para.

“Nuk jam partizan i procedurës por i të vërtetës. Përderisa ka folur Gjykata Evropiane nuk ngelet shumë për të folur. Ngelet që të plotësohet matrica, ata e kanë burgun paketë për mentalitetin shqiptar, për mënyrës si procedohet nga gjykatat shqiptare, janë dënuar njerëz edhe kot. Të plotësojnë matricën që të bëhet provë. Kjo është ngjarje që kërkon specialistë shumë të mirë dhe para për të vërtetuar ato indicie. Ngarkesa e kësaj ngjarjeje ka qenë shumë e lartë, flitet për oficerë që porosisin  për vrasje. Fakti që është shprehur Gjykata Evropiane duhet respektuar dhe ngjarja duhet kompletuar me prova”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026