Takimi i Ramës në Athinë, reagon Basha: Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar më anë të një postimi në Facebook lidhur me takimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Athinë.
Me tone ironike ai i ka uruar “kthim të mbarë administratës shqiptare nga udhëtimi i shtrenjtë”. Duke nënkuptuar se kryeministri Rama ka shpërngulur administratën e Shqipërisë për të pasur sa më tepër dëgjues në këtë takim me shqiptarët e Greqisë.
Basha e ka akuzuar kryeministrin se po shkakton shpopullimin e vendit ndërsa postimin e ka shoqëruar me një foto të emigrantëve shqiptarë që largohen me gomone.
“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet