Saranda mirëpret turistët/ Çipa: Mbi 60% e hoteleve janë të rezervuara

12 Maj 2024 | 16:29

Ende pa çelur zyrtarisht sezoni turistik, Saranda ka sinjale për një verë fitimprurëse. Sipas kreut të operatorëve turistik të qytetit bregdetar, 60% e strukturave akomoduese janë të pronotuara që tani

Sezoni turistik në Sarandë ende nuk ka çelur zyrtarisht, por rezervimet e pushuesve të huaj, sinjalizojnë një viti turistik më frytdhënës se ai i shkuari.

Arben Cipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, pohon se pritshmëritë këtë vit janë të larta. Industria e turizmit në qytetin jugor po përgatitet të pres deri 20% prezencë turistike më shumë se gjatë vitit të kaluar.

“Prezencë turistike kemi padyshim këtë vit krahasuar me vitet e kaluara , prezencë më të dukshme”-tha Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë

“Premisat janë shumë të mira për qershorin dhe në vijëmësi, korrik, gusht , shtator edhe për tetorin. ”

“Pritet një sezon i mirë, duke qen modest krahasuar me vitin e shkuar duhet të jetë 10-20% në rritje numri i turistëve.”

“Në bazë të kontakteve që kemi me operatorët, vjeshta do të jetë ndoshta edhe 20-30% më lartë se viti i kaluar, shtatori përfshirë edhe një pjesë të tetorit deri nga data 20.”

Mbi 60% e strukturave akomoduese janë të pronotuara nga turist të rinj të pavarura si dhe një numër i lartë pushues nga Britania e Madhe, të tërhequr nga jehona e mediave të huaja për destinacionet e vendit tonë.

“Aktualisht turistët që ndodhen në Sarandë, janë turist të pavarur , jo nëpërmjet tur operatorëve”-shtoi ai.

“Po tregu është tashmë i konsoliduar përsa i përket nacionaliteteve. Mbizotëron tregu spanjoll, kemi prezencë të anglezëve ndryshe nga vitet e tjera, francez padyshim , mosha të reja flasim për momentin. ”

Por për Çipën shqetësuese mbeten punimet për rehabilitimin e rrugëve të brendshme të qytetit, të cilat vazhdojnë në këtë fazë të parë të sezonit.

“Në Sarandë në këtë moment po kryhen punime në infrastrukturë, nga ana vizuale dhe nga ana e turistit nuk le një shije të mirë kjo gjë”

Nuk mund të bëhet turizëm dukë pasur këto ndërhyrje serioze në infrastrukturë. Ky cikël duhet të ishte mbyllur me kohë dhe tani duhet të flisnim për ciklin turistik.”

Pushues nga Europa dhe më gjerë pritet ta kthejnë Sarandën edhe më shumë në kryefjalën e destinacioneve të preferuara turistike mesdhetare për verën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026