Shqiptari flet nga Meka: Udhëtova 41 ditë me biçikletë, ia dola me sukses
Rreth 40 ditë më parë, çiklisti Qamuran Hirda tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se ai kishte nisur një sfidë me veten, të shkonte me biçikletë nga Shkupi në Mekë.
Ai kishte parashikuar që ky udhëtim të shkonte rreth 1 muaj, por zgjati rreth 41 ditë. Ditë pas dite ai ka publikuar edhe foto të veçanta nga ky udhëtim që bëhet veç një herë në jetë. Këtë të martë ai ka folur sërish për Euronews Albania ku ka treguar disa përjetime nga kjo eksperiencë.
“Sot ju them mirëmëngjesi nga Meka e bekuar në Arabinë Saudite. Si udhëtim ishte shumë i kënaqshëm, kam kaluar shumë mirë, megjithëse normale ka pasur edhe sfida të rënda dhe vështirësi, por ato duhet ti kalonim që të vinim deri këtu. Mua mu desh shumë parapërgatitje për këtë udhëtim të gjatë.
Kam bërë përgatitje fizike por edhe shumë përgatitje psiqike, pasi është udhëtim i gjatë dhe mund të dalin gjëra të papritura. Por falë Zotit gjithçka ka shkuar në rregull”,-tha Qamuran Hirda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve