“Je në besën tonë”- Momenti kur RENEA prangos babain që mbante peng fëmijët (VIDEO)
Kanë dalë pamjet e momentit të arrestimit të 40-vjeçarit Aleks Marku në Durrës, i cili mbante peng prej disa orësh dy fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.
Marku ka qëlluar me kallashnikov disa herë, teksa ishte duke mbajtur me forcë fëmijët e tij brenda banesës, por edhe në drejtim të Policisë, kur ata kanë mbërritur për ta arrestuar.
Kanë qenë negociatorët nga forcat RENEA ata të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin të dorëzohet.
“Je në besën tonë”, dëgjohet të thuhet përmes një mikrofoni nga efektivët e RENEA-s, për ta bindur 40-vjeçarin të dorëzohej.
Sipas infromacioneve të siguruara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, vetë i arrestuari është shprehur në deklarimet e tij të para se i ka marre fëmijët për t’i mbrojtur. Ndërkohë po verifikohet nëse ka patur konflikte me bashkëshorten.
Sipas burimeve bashkëshortja e tij do të kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.
Po ashtu, sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Euronews Albania, në të kaluarën gruaja e tij ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon