Bardhi e Gjekmarkaj takim në Bundestag: Kërkojmë qeveri teknike para zgjedhjeve
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, kanë zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri -Gjermani dhe me Tomas Haker, Zv.Kryetar.
Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se i njohu miqtë me zhvillimet politike në Shqipëri dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike, përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.
Gjekmarkaj tha gjithashtu se kërkoi nga pjesëmarrësit në takim që procesi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha (i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion) të monitorohet ndërkombëtarisht.
Reagimi i Gjekmarkajt:
Sot së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, z.Gazment Bardhi zhvilluam një takim në Bundestag me z.Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar.
I falanderova mikpritësit tanë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 34 viteve në rrugetimin e saj drejt Europës, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe nëforcimin e shtetit ligjor. Shpreha të vertetën e shqiptarëve që integrimin në Bashkimin e Europian e shohin si të vetmen rruge duke gjykuar nga perkatësia historike, kulturore, shpirtërore e politike.
Njoha miqtë me disa nga shqetësimet tona kryesore si mospërmbyllja e një reforme zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIRH, si parakusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Në këtë kontekst, opozita kërkon Qeveri Teknike si në Greqi apo Maqedoni meqënëse klima e mirëbesimit mes paleve është cënuar, mundësisht futjen e saj në kushtetutë.
I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës.
Kërkova që ky proçes të monitorohet ndërkombtarisht.
Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë.
Cënimi i legalitetit të Opozitës duke marrë peng vulën dhe simbolet e saj, kërkon një reagim ndërkombëtar në mënyrë që drejtësia të shprehet, të dale me një vendim në mënyrë që Opozita të shkojë në zgjedhje në kushte relativisht të barabarta dhe jo me këmbë, gojë e duar të lidhura!
E gjej të nevojshme ti rikthehem kerkesës që Bundestagu të riaktivizojë misionin e saj faktmbledhës i cili ka patur gjykimet më të sakta se asnjë vend tjetër për Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve